Bota

VD/ Nipërit dhe mbesat i japin lamtumirën mbretëreshës Elizabeth, Princ Harry rivesh uniformën ushtarake, mbreti Charles i dha leje

17 Shtator 2022, 23:12 Nga F.M
VD/ Nipërit dhe mbesat i japin lamtumirën mbretëreshës
Familja mbretërore

BRITANI E MADHE- Tetë nipërit dhe mbesat e mbretëreshës Elizabeth II kanë qëndruar për 15 minuta para arkivolit, për t’i dhënë lamtumirën gjyshes së tyre. Të rreshtuar ishin Princi Ëilliam, Princi i Uellsit, Princi Harry, Princeshat Beatrice dhe Eugenie, Zara Tindall dhe Peter Phillips , Lady Louise Ëindsor  dhe James, Viscount Severn.

Princi Harry kishte triveshur uniformë ushtarake, gjë e cila i është mohuar në ceremonitë e mëparshme, për shkak të largimit nga familja mbretërore. Por, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Mbreti Charles III i ka dhënë leje Harryt që ta riveshë atë e të jetë i barabartë me anëtarët e tjerë të familjes.

Arkivoli i mbyllur po ruhet në një vigjilje të vazhdueshme nga ushtarët e njësive që i shërbejnë Shtëpisë Mbretërore. Njerëzit kanë qëndruar në radhë në këmbë gjatë gjithë natës për të bërë nderimet e tyre, ndërsa qindra mijëra të tjerë pritet të bëjnë nderimet e tyre në ditët në vijim.

vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll