Bota

Mungoi në paradën e LGBTQI+, Ana Brnabic: Para së gjithash, unë jam kryeministre e Serbisë

E pyetur nga mediat se përse nuk ishte në shesh krah partneres, Brnabic tha se puna e saj e parë është të qenit kryeministre e vendit dhe më pas, një anëtare e komunitetit LGBTQI+.

17 Shtator 2022, 22:09 Nga F.M
Mungoi në paradën e LGBTQI+, Ana Brnabic: Para së gjithash,
Ana Brnabic

SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka deklaruar se gjatë ditës ka qenë me shërbimet e sigurisë, e jo në ndonjë tubim në kuadër të Paradës së Krenarisë që u mbajt në vrullin e protestave e tensioneve në Beograd. E pyetur nga mediat se përse nuk ishte në shesh krah partneres, Brnabic tha se puna e saj e parë është të qenit kryeministre e vendit dhe më pas, një anëtare e komunitetit LGBTQI+.

"Isha me shërbimet e sigurisë, doja të isha me ta, t'u jepja mbështetje në çdo kohë dhe të jem e sigurt se të gjithë ata që u gjendën sot në Beograd do të jenë të sigurt. Si do që të jetë, po të kisha qenë, do të më pyesnin se për çfarë kisha qenë, po të mos shkoj, do të më pyesnin pse nuk isha. Para së gjithash, unë jam kryeministre e Serbisë,”- tha Brnabic.

"Parada e Krenarisë" e komunitetit LGBTQI+ në Serbi është zhvilluar mes tensionesh. Ata u mblodhën sot në sheshin kryesor të Beogradit për të vijuar ecjen tradicionale të Paradës, por hasën në shumë protestues që kundërshtojnë të drejtat e komunitetit LGBTQI+. Përplasje me policinë ka pasur gjithashtu, ndërsa mediat serbe raportojnë se mbi 30 persona kanë përfunduar në komisariate.

 

ana brnabic

Sondazh

Poll