Bota

Kosova sërish pre e sulmeve kibernetike! Bie faqja e Ministrisë së Bujqësisë, nisin hetimet

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në Ministrinë e Bredshme kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion.

17 Shtator 2022, 18:44 Nga e.k
Kosova sërish pre e sulmeve kibernetike! Bie faqja e Ministrisë
Foto ilustruese

KOSOVË- Të hënën Ministria e Bujqësisë njoftoi se sistemi i tyre elektronik ka qenë cak i sulmit kibernetik që ka shkaktuar bllokimin e procesit të rregullt të punës.

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se sulmi është denoncuar në Ministrinë e Bredshme kurse për shkak të seriozitetit të problemit sistemet e Ministrisë nuk janë në funksion.

"Punonjësit në sektorin për teknologji informatike pranë kësaj Ministrise janë duke punuar në mënjanimin e problemit dhe ringritjen e sistemit. Por, ekziston frika se nga sulmi kibernetik mund të fshihen të dhënat për subvencionet e papaguara të bujqëve që kapin shumën e rreth 530 milionë eurove. Sektori për Krim Kompjuterik në MPB është duke vepruar pas denoncimit të Ministrisë së Bujqësisë", tha Ministria.

Ky është sulmi i dytë i hakerëve në një institucion shtetëror në një kohë të shkurtër.  Më 10 shtator, edhe Ministria e Arsimit u vu në shënjestër të një sërë sulmesh kibernetike në rajon. Faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës prej disa ditësh ishte e padisponueshme dhe në të ishte shkruar emri i një grupi të panjohur hakerash, të paraqitur si "Netëatchers" nga Greqia, dhe për disa kohë lidhjet e publikuara çuan në një video greke në YouTube me titull " Maqedonia e famshme”. Maqedonia, pas Malit të Zi dhe Shqipërisë, u bë anëtari i tretë i NATO-s nga rajoni i prekur nga sulmet kibernetike. Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar prej kohësh se siguria kompjuterike në institucionet shtetërore nuk është në nivelin e duhur. Ata rekomandojnë që të sigurohen më shumë burime dhe të mos shihet si kosto, por si një investim në siguri.

kosove sulmet kibernetike ne rajon

Sondazh

Poll

Bota 17 Shtator 2022, 16:58 F.M

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për t&eu...