Bota

E rëndë në Greqi, 2-vjeçari përplaset e tërhiqet zvarrë nga makina në Greqi

Mediat greke bëjnë me dije se fëmija u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë

17 Shtator 2022, 21:53 Nga F.M
E rëndë në Greqi, 2-vjeçari përplaset e tërhiqet
Aksidenti në Greqi

GREQI- Ngjarje e rëndë në Greqi. Një fëmijë 2-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike, pasi një makinë e përplasi dhe e tërhoqi zvarrë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në verilindje të Greqisë, në qytetin e Ksanthit. Mediat greke bëjnë me dije se fëmija u dërgua në spital ku dhe ndërroi jetë

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se fëmija ka qenë duke kaluar rrugën në një kryqëzim në momentin që është përplasur e tërhequr zvarrë nga makina. Drejtuesi i mjetit ka qenë personi që e ka dërguar fëmijën në spital, por i vogli nuk ka mbijetuar.

aksident ne greqi greqi

Sondazh

Poll