Bota

Sulmohet autokolona e të dërguarit të Papës në Ukrainë, kardinali: Për herë të parë, s’dija ku të futesha

Gjatë një ndalese, ku do të shpërndaheshin ndihma, makina e kardinalit, u qëllua me armë. Ai së bashku me dy klerikët e tjerë arritën të strehoheshin në një vend të sigurt dhe nuk pësuan lëndime.

17 Shtator 2022, 22:45 Nga F.M
Sulmohet autokolona e të dërguarit të Papës në
Kardinali Konrad Krajewski

UKRAINË- Kardinali Konrad Krajewski dhe dy peshkopë të tjerë janë përballur me një sulm me armë që u krye ndaj autokolonës së tyre në rajonin e Zaporizhzhas në Ukrainë.

Gjatë një ndalese, ku do të shpërndaheshin ndihma, makina e kardinalit, u qëllua me armë. Ai së bashku me dy klerikët e tjerë arritën të strehoheshin në një vend të sigurt dhe nuk pësuan lëndime.

“Për herë të parë në jetën time nuk dija ku të futesha,”- tha kardinali nga Zaporizhzhia.

Kardinali Konrad Krajeëski është pjesë e sektorit të shpërndarjes së ndihmave dhe i dërguari i Papa Françeskut. Kjo ishte hera e katërt që ai shkonte në Ukrainë që nga nisja e luftës në muajin shkurt.

kardinali konrad krajewski lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll