Bota

Incidenti i pazakontë/ Një ketër lë pa energji elektrike 10 mijë banorë

Ngjarja e pazakontë sipas Bonita Harris, zëdhënëse e Dominion Energy, e cila siguron energji elektrike në Virxhinia dhe shtete të tjera, ka ndodhur për shkak se ketri është futur brenda kabinës elektrike duke shkëputur një pjesë të mirë të fijeve përcjellëse

17 Shtator 2022, 17:35 Nga e.k
Incidenti i pazakontë/ Një ketër lë pa energji elektrike 10
Ketër

SHBA- Një ketër i vogël është bërë shkak për ndërprerjen e energjisë elektrike për më shumë se 10 mijë familje në Virginia Beach.
Ngjarja e pazakontë sipas Bonita Harris, zëdhënëse e Dominion Energy, e cila siguron energji elektrike në Virxhinia dhe shtete të tjera, ka ndodhur për shkak se ketri është futur brenda kabinës elektrike duke shkëputur një pjesë të mirë të fijeve përcjellëse

Ajo dëshmon se pavarësisht se përreth kabinave ka rrjeta mbrojtëse për të mos lënë kafshët e egra të hyjnë, ato sërish ia dalin mbanë.

Harris shtoi se fatkeqësisht ketri ngordhi pas incidentit për shkak të goditjes së rrymës elektrike. Pas shumë orëve në errësirë, banorët e Virginia Beach mundën t’i rikthehen normalitetit.

shba

Sondazh

Poll

Bota 17 Shtator 2022, 16:58 F.M

Kazakistani ndryshon emrin e kryeqytetit

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, zyrtarisht ka nënshkruar legjislacionin për t&eu...