Aktualitet

Po ktheheshin nga parada e LGBTQI+, 8 shqiptarët rrihën nga serbët në Beograd, dy përfundojnë në spital

Të tetë shqiptarët kanë marrë plagë të ndryshmë në trup e kokë, por dy prej tyre janë dëmtuar rëndë e ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

17 Shtator 2022, 22:01 Nga F.M
Po ktheheshin nga parada e LGBTQI+, 8 shqiptarët rrihën nga
Parada e krenarisë

BEOGRAD- Një grup shqiptarësh, prej 8 personash është sulmuar fizikisht në Beograd mbrëmjen e sotme. Shqiptarët po ktheheshin nga Parada e Krenarisë që u zhvillua mes masave të rrepta sigurie në Serbi, në momentin që janë sulmuar nga ekstremistët serbë.

Të tetë shqiptarët kanë marrë plagë të ndryshmë në trup e kokë, por dy prej tyre janë dëmtuar rëndë e ndodhen në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjashtë shqiptarët e tjerë janë larguar nga spitali, por ndodhen në komisiariat. Ata po merren në pyetje për sulmin që u është bërë.

"Parada e Krenarisë" e komunitetit LGBTQI+ në Serbi është zhvilluar mes tensionesh. Ata u mblodhën sot në sheshin kryesor të Beogradit për të vijuar ecjen tradicionale të Paradës, por hasën në shumë protestues që kundërshtojnë të drejtat e komunitetit LGBTQI+. Përplasje me policinë ka pasur gjithashtu, ndërsa mediat serbe raportojnë se mbi 30 persona kanë përfunduar në komisariate.

 

komuniteti lgbtqi+ parada e krenarise ne serbi

Sondazh

Poll