Aktualitet

Sherr masiv mes dy familjeve në Dibër, 6 persona në gjendje të rëndë

15 Gusht 2019, 19:50 Nga DOSJA
Sherr masiv mes dy familjeve në Dibër, 6 persona në gjendje

PESHKOPI- Një sherr masiv ka ndodhur në Dibër mbrëmjen e sotme, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur disa persona nga dy familje.

Sipas informacioneve mësohet se ngjajra ka ndodhur në qendër të qytetit, për motive banale dhe konflikti ka vijuar dhe në ambientet e spitalit.

Sipas policisë, dy familjet, e djalit dhe vajzës ishin mbledhur në një lokal për t’u sqaruar, por aty debatet kanë përfunduar në një sherr të dhunshëm.

Mësohet se të plagosurit që dyshohet se janë 6, identiteti i të cilëve nuk dihet ende kanë marrë plagë të rënda, pasi janë qëlluar me mjetet të forta.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjajres, dhe po punon për qetësimin e të gjithë situatës pasi konflikti mes palëve ka qenë shumë i ashpër.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sherri ne diber sherri ne diber

Sondazh

Poll