Sport

Tris Elches dhe përkohësisht në krye, super Barcelona me Lewandowskin dhe Depay-n

Vazhdon momenti pozitiv i Barcelonës pasi kalojnë përkohësisht në krye të renditjes, ndërsa pret rezultatin e Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid.

17 Shtator 2022, 18:38 Nga DOSJA

Tris Elches dhe përkohësisht në krye, super Barcelona me

SPANJË- Vazhdon momenti pozitiv i Barcelonës pasi kalojnë përkohësisht në krye të renditjes, ndërsa pret rezultatin e Real Madrid në derbin ndaj Atletico Madrid. Kriza është e gjitha për Elchen që renditet në vendin e fundit me vetëm 1 pikë.

Një ndeshje që u mbyll në pjesën e parë. Verdu për Elchen do të ndëshkohej me karton të kuq në minutën e 14' dhe në këtë mënyrë çdo gjë u bë e lehtë për vendasit. Lewandowski në minutën e 34' dhe Depay në 41' shënuan në këtë pjesë të parë.

Në fraksionin e dytë do të ishte sërish Lewandowski në 48' që do të realizonte të tretin dhe të fundit për ekipin e tij. Me tre gola dhe një lojtar më shumë, Barcelona arrin lehtësisht suksesin.

E.Ç (Dosja.al)

barcelona lewandowski

Sondazh

Poll