Aktualitet

Rikthehen në detyrë 15 policët e pezulluar pas vdekjes tragjike të 7-vjeçares në Himarë

Ata janë rikthyer përsëri në strukturat policore, në të njëjtën drejtori e komisariat policie dhe me të njëjtat grada e detyra, por u janë ndërruar zonat e shërbimit.

17 Shtator 2022, 17:55 Nga DOSJA
Rikthehen në detyrë 15 policët e pezulluar pas vdekjes tragjike
Arjan Tase dhe vendi ku u vra Jonada Avdiaj

TIRANË- 15 zyrtarët e policisë, që u pezulluan nga detyra pasi vdekjes tragjike të 7-vjeçares Jonada Avdiaj në Potam, janë rikthyer në detyrë. Mësohet se zyrtarëve u është hequr masa e pezullimit nga detyrat, vetëm dy muaj pasi ish-efektivi Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf, 7-vjeçaren Avdiaj. Ata janë rikthyer përsëri në strukturat policore, në të njëjtën drejtori e komisariat policie dhe me të njëjtat grada e detyra, por u janë ndërruar zonat e shërbimit.

Kush janë 15 policët që u pezulluan nga Gledis Nano pas ngjarjes tragjike në Himarë:

Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë; Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;

Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

Inspektorë Ardian Kamaj, Granit Nuraj, Jonel Ahmeti dhe Juljan Mehmetaj, efektivë të Sektorit për Zbatimin e Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;

Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori;

Inspektorë Andrea Zenelaj, Besnik Limaj, Fatos Pashaj dhe Arsen Hasanaj, trupë shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Dhërmi.

arjan tase jonada avdiaj

Sondazh

Poll