Aktualitet

Artan Hoxha shkon në restorantin ku u vra Ergys Dashi: Po darkonte me njërin nga Shijaku, krimi s’është zbardhur as pas 9 muajve

Në Guayaquil, Hoxha thotë se vrasësit me pagesë veprojnë kundrejt 100-500 dollarëve.

17 Shtator 2022, 17:38 Nga F.M
Artan Hoxha shkon në restorantin ku u vra Ergys Dashi: Po darkonte me
Ergys Dashi dhe Artan Hoxha

EKUADOR- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka vizituar restorantin në të cilin u vra Ergys Dashi. Në fotot e publikuara ng vetë Hoxha, ai shihet teksa pozon në derën e restorantit, ku shkran se ndodhet një roje me unifromë ushtarake, gjë që nuk ia shpëtoi jetën 34-vjeçarit nga qyteti i Durrësit. Mbrëmjen që u vra, Hoxha thotë se Dashi po darkonte me një bashkëkombas nga Shijaku.

Postimi i plotë:

Ne restorant “Grilling”, ku 8 muaj me pare u vra Ergys Dashi… Mbremjen e te shtunes se 22 janarit 2022, Ergys Dashi ishte ulur të darkonte në restorantin ‘Grilling’, në rrugën Avenue José Joaquín Orrantia përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’ ne qytet-portin me te madh te Ekuadorit, Guayaquil. Durrsaku Ergys Dashi, 34 vjeç, po darkonte ne shoqerine e nje bashkekombasit te vet nga Shijaku, kur rreth ores 19:00, u ekzekutua në një atentat mafioz nga nje vrases qe mbante një buqetë me lule në duar. Menaxheri i lokalit e tregon me detaje ate ngjarje edhe ose kane kaluar 9 muaj.  Restoranti njihet si nje nga me te miret ne qytet per gatimet e mishit dhe ndodhet ne nje zone qe konsiderohet e sigurte.  Nje roje me uniforme kamoflazhi dhe i armatosur qendron vigjilent perballe deres kryesore. Por kjo nuk e ndihmoi Ergys Dashin, t’u shpetonte plumbave te nje vrasesi ekuadorian, i porositur prej njerit nga grupet kriminale vendase. Gjate te shtenave u plagos edhe 26-vjeçarja ekuadoriane Angie Romero, e cila ishte ulur në tavolinën ngjitur me Dashin, kur një plumb e kapi në këmbë, e fatmirësisht nuk i mori jeten. Policia lokale sekuestroi ne vendin e ngjarjes, 20 gezhoja te kalibrit tip 9×19, por ato nuk kane sherbyer per te zbuluar vrasesit. Ne Guayaquil, vrasesit i gjen me shumice ne rrethinat e qytetit ku jetohet ne varferi ekstreme, per pagesa qesharake, nga 100 deri 500 dollare. Kur kane kaluar 8 muaj nga ky atentat, autoritetet vendase jo vetem nuk kane gjetur vrasesit, por duket se as qe kane ndermend te merren, me ate qe ka ndodhur…Per ta, shqiptaret, vijne nga nje vend ekzotik krejt i panjohur dhe i cilesojne pergjegjes per fatin e tyre, pasi jane perfshire ne nivele te larte, ne trafikun nderkombetar te kokaines.  Ndersa organizatat kriminale ekuadoriane, kryejne aq shpesh atentate, sa e kane kthyer Guayaquilin, ne njerin nga qytetet me te rrezikshme te botes…

Ergys Dashi, po darkonte mbrëmjen e 23 janarit 2022 në një nga restorantet e zonave më të njohura rezidenciale të Guajakilit në momentin që u ekzekutua. 34-vjeçari, nga Durrësi, por që prej vitesh jetonte midis Italisë dhe Hollandës, kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Guajakil. Ishte ora 19:00 e mbrëmjes, ku ndërsa Dashi vazhdonte i qetë të darkonte në restorantin ‘Grilling’ në rrugën Jose Joaquin Orrantia (Hoze Hoakuin Orrantia), përballë qendrës tregtare ‘Mall del Sol’, dy burra shtatshkurtër u shfaqën të maskuar në derën kryesore të restorantit. Pavarësisht insistimit të rojeve të sigurisë, të cilët u kërkuan certifikatën e vaksinimit, dy burrat një prej të cilëve mbante një buqetë me lule në duar, nën kërcënimin e armëve, mundën të futen në restorant dhe të afrohen në vendin ku qëndronte Ergys Dashi. Këtë të fundit e qëlluan për vdekje me 20 plumba.

artan hoxha ergys dashi

Sondazh

Poll