Aktualitet

Këshilltari i mafiozit turk kërkesë autoriteteve shqiptare: Mos më ekstradoni, më rrezikohet jeta

Ai është vënë në pranga në Rinas dhe po mbahet nga autoritetet shqiptari, pasi ka pasaportë nga shteti shqiptar.

17 Shtator 2022, 17:23 Nga F.M
Këshilltari i mafiozit turk kërkesë autoriteteve shqiptare: Mos
Emre Olur

TIRANË- Emre Olur, i riu i shumëkërkuar nga drejtësia turke pasi akuzohet se është këshilltar i Sedat Peker, një nga kokat e mafias në Turqi, kërkon që të mos ekstradohet. Ai është vënë në pranga në Rinas dhe po mbahet nga autoritetet shqiptari, pasi ka pasaportë nga shteti shqiptar. Por, Olur tregon se dëbimi nga Shqipëria i rrezikon jetën.

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar. Bazuar në ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë”, në nënin 2 të tij përcaktohet qartë se  ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi, të cilët kanë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë, për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre.

Njëkohësisht bazuar në Neni 5  të ligjit me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike. Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme,  Komisariatit të policisë  Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me  Nr. 10/2021 “Për  Azilin në  Republikën e  Shqipërisë,"- thuhet në shqetësimin e ngritur nga avokati i të riut, Arben Llangozi.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Tëitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë "ngërçi" që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo.

arrestohet emre olur emre olur

Sondazh

Poll