Aktualitet

Mediat turke: Këshilltari i mafiozit turk fshihej në Shqipëri, kishte nënshtetësi shqiptare

Acarer shkruan se në Shqipëri Olur u kthyer me një avion nga Serbia pastaj mbërriti në Shqipëri duke mos kryer asnjë procedurë. Lidhur me këtë kanë reaguar edhe avokatët e Olur të cilët shprehet se vendimi për depërtimin e Olur në Turqi janë shkelur të drejtat e njeriut dhe se kjo është e padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin pasi ai ka nënshtetësinë shqiptare.

17 Shtator 2022, 11:32 Nga e.k
Mediat turke: Këshilltari i mafiozit turk fshihej në Shqipëri,
Emre Olur

TIRANË- Është deportuar drejt Turqisë Emre Olur, këshilltari i shtypit i një prej mafiozëve më të mëdhenj turk Sedat Peker. 

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari investigativ turk Erk Acarer. Ai shkruan se Olur, tre ditë më parë ka udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe ku ka qëndruar për tre ditë dhe më pas është kthyer në Shqipëri. 

Acarer shkruan se në Shqipëri, Olur u kthyer me një avion nga Serbia pastaj mbërriti në Shqipëri duke mos kryer asnjë procedurë. Lidhur me këtë kanë reaguar edhe avokatët e Olur të cilët shprehet se vendimi për depërtimin e Olur në Turqi janë shkelur të drejtat e njeriut dhe se kjo është e padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin pasi ai ka nënshtetësinë shqiptare.

Gazetari shkruan se atij i ishte dhënë nënshtetësia shqiptare së bashku me familjarët e tij. Ndërkohë Sedat Peker ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë lidhur me këtë çështje.

emre olur sedat peker arrestohet emre olur

Sondazh

Poll