Aktualitet

Grabitet rusja në Tiranë, denoncimi: Kam foto të autorit, policia s'më ndihmon, shefi i policisë më tha do të bëj letrat

Turistja ka treguar se policia e ka zvarritur çështjen e saj me pretendimin se nuk kanë përkthyer rusishtje.

17 Shtator 2022, 10:53 Nga A.B
Grabitet rusja në Tiranë, denoncimi: Kam foto të autorit, policia
Rusja

TIRANË- Grabitet turistja ruse në Tiranë. Për JOQ, vajza e re ka rrëfyer njohjen me djalin shqiptar, grabitjen që i bëri ai në banesë e deri tek peripecitë që po kalon me policinë e shtetit. Ajo ka treguar se policia e ka zvarritur çështjen e saj me pretendimin se nuk kanë përkthyer rusishtje.

'Ata më çuan në zyrën e shefit të policisë, ai më tha se mund të më sigurojë dokumente sa për të rikthyer në Rusi. Po kjo do i merrte dy javë kohë. Pse nuk më thonë se nuk kanë përkthyes, po më sorollatin prej 6 ditësh. Personi që më ka vjedhur, pasi u kontaktua nga mikesha ime në Moskë, tha se ka miq në polici. Unë kam foto dhe numrin e tij, askush nuk bën asgjë'- ka treguar ajo. 

Më tej, turistja e traumatizuar ka bërë të ditur se autori që i ka marrë sendet personale është bjond dhe me sy blu.

'Eshtë hera e parë që shoh një polici të tillë. Në Rusi policia nuk është shumë e mirë por është më e mirë se këtu. Do ju jap fotot e atij, ishte bjond me sy blu, pak më i gjatë se unë. Nëse e njihni, thirrni policinë, dua gjërat e mia'- mbyll intervistën rusja.

Edhe një turiste nga Kolumbia, ka hasur të njëjtëin problem si rusja. Kolumbianja e cila punonte si eskortë në vendin tonë, u grabit në apartamentin e saj nga dy djem shqiptarë. 

grabitet turisja ruse ne tirane turistja ruse

Sondazh

Poll