Aktualitet

Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit dhe lundruese në Vlorë

Përmirësimi i situatës meteorologjike raportohet se do të jetë nesër rreth orës 20:00, atëherë kur mund të nisë sërish lundrimi i mjeteve. 

17 Shtator 2022, 10:08 Nga A.B
Moti i keq në vend, pezullohet lundrimi i mjeteve të peshkimit dhe
Deti

VLORË- Moti i keq në vend ka pezulluar lundrimin e mjeteve. Kështu njoftojnë autoritetet përkatëse në Vlorë. Si pasojë e erës së fortë dhe detit me fuqi deri në 8 ballë, është pezulluar lundrimi nga kapiteneria Vlorë për mjetet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.

Përmirësimi i situatës meteorologjike raportohet se do të jetë nesër rreth orës 20:00, atëherë kur mund të nisë sërish lundrimi i mjeteve. 

NJOFTIMI:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për daten 17-18 shtator 2022 nga ora 01:00 deri ne oren 24:00 në drejtimin Jug-JugPerëndim në forcën 5-6bft, 1.00-1.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra.

ESHTE NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
Njoftohen të gjithë drejtuesit anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 17 shtator 2022 deri ne daten 18 shtator 2022.

Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 18 shtator 2022 ora 20:00

moti i keq ne shqiperi moti

Sondazh

Poll