Aktualitet

Moti me shi dhe rrebeshe, bllokohet nga rrëshqitja e dherave aksi nacional Qafe Mali-Fierzë

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhisë rrugët janë të pakalueshme për në Fierzë, Blerim dhe Iballë për shkak të rrëshqitjes së dherave.

17 Shtator 2022, 10:56 Nga e.k
Moti me shi dhe rrebeshe, bllokohet nga rrëshqitja e dherave aksi nacional
Foto ilustruese

FUSHË ARRËZ- Situata e motit të keq ka prekur edhe zonën e Fushë Arrëzëz. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut dhe stuhisë rrugët janë të pakalueshme për në Fierzë, Blerim dhe Iballë për shkak të rrëshqitjes së dherave.

Në Malësinë e Madhe është bllokuar aksi Tamarë-Vukël dhe rruga për në Vermosh nga rrëshqitja e dherave.

Moti i keq ka përfshirë zonën prej mbrëmjes së djeshme. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në zonë si në bllokimin e rrugtëve nacionale.

moti i keq ne shqiperi fushe arrez

Sondazh

Poll