Aktualitet

VIDEO- Përkeqësohet situata në Tropojë, bllokohen 7 familje në fshatin Fushë-Lumi

Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

17 Shtator 2022, 09:57 Nga A.B
VIDEO- Përkeqësohet situata në Tropojë, bllokohen 7 familje
Tropoje

TROPOJË-Situata në Tropojë është alarmante. Në fshatin Vlad  të Tropojës situata është më e përkeqësuar, që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i Bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi. Në fshatin Fushë-Lumi 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar.

Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse. 

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka njoftuar sot se si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës, kanë ndodhur përmbytje të jashtëzakonshme në bashkinë e Tropojës dhe  konkretisht në dy fshatra, Fushë Lumi dhe në Vlad. Personeli i bashkisë së Tropojës po monitoron situatën sidomos në fshatin Vlad, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

RAPORTI:

Nga informacioni i marrë nga bashkitë si rezultat i kushteve të motit reulton se: I gjithë territori i qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu, edhe më intensive këto në territorin e bashkisë Tropojë. Në bashkinë Kukës e Has deri në këto momente nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente. Nga informacioni i marrë nga Përgjegjësi i Emergjencave Civile në bashkinë Tropojë,  si rezultat i reshjeve të shiut, gjendja në fshatin Fushë Lumi të Njësisë Administrative Margegaj dhe në fshatin Vlad të Njësisë Administrative Bytyë ka përmbytje te jashtezakonshme.

Në fshatin Vlad, situata është më e përkeqësuar; aty që në orët e para të mëngjesit ndodhen stafi i bashkisë Tropojë, ku po monitorojnë situatën për të parandaluar ndonjë fatkeqësi.

Në fshatin Fushë-Lumi, 7 familje janë të bllokuara nga sasia e madhe e reshjeve dhe uji i grumbulluar. Nga bashkia Tropojë janë angazhuar të gjitha strukturat përgjegjëse.

moti i keq ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll