Aktualitet

Moti i keq në Elbasan/ Problematikat: Bien gurë në rrugë, ndërpritet energjia elektrike

Nga reshjet e shumta të shiut ka ndërprerje të energjisë elektrike në Sheze dhe Gjocaj të Peqini, gjithashtu edhe në Gracën të Elbasanit.

17 Shtator 2022, 09:53 Nga A.B
Moti i keq në Elbasan/ Problematikat: Bien gurë në rrugë,
Qyteti

ELBASAN- Moti i keq ka prekur edhe qytetin e Elbasanit. Në aksin Librazhd-Elbasan ka rënie të gurëve në rrugë, për këtë arsye rekomandohet që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes.Në disa rrugë ka vërshime të shumta të ujit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, por deri më tani pa probleme.

Po ashtu, nga reshjet e shumta të shiut ka ndërprerje të energjisë elektrike në Sheze dhe Gjocaj të Peqini, gjithashtu edhe në Gracën të Elbasanit.

Pritet që situata të ketë përkeqësim në orët e pasdites.

moti i keq ne shqiperi elbasan

Sondazh

Poll