Politike

Takimi me Ballën dhe Alibeajn, Yuri Kim: Partitë të rrisin transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve

Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka ndarë detaje nga takimi me krerët e grupeve parlamentare.

16 Shtator 2022, 17:04 Nga k.m.
Takimi me Ballën dhe Alibeajn, Yuri Kim: Partitë të rrisin
Enkelejd Alibeaj, Yuri Kim dhe Taulant Balla

TIRANË- Ambasada amerikane në Shqipëri ka reaguar pas takimit që Yuri Kim pati sot më herët me kreun e grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj dhe atë të PS, Taulant Balla. Pas takimit, në rrjetet sociale, mësohet se gjatë bisedimeve, ambasadorja Kim ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis partive, për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë si dhe për të refuzuar përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë.

"Yuri Kim u takua me drejtuesit e Kuvendit Taulant Balla (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD) për të diskutuar një gamë të gjerë çështjesh në axhendën e Parlamentit dhe marrëdhëniet dypalëshe SHBA-Shqipëri. Ambasadorja Kim vuri në dukje se është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të punojnë së bashku për të rritur transparencën dhe llogaridhënien e të gjitha institucioneve, të refuzojnë përpjekjet për të minuar demokracinë e Shqipërisë, të përmirësojnë rolin mbikëqyrës të Parlamentit dhe ta çojnë Shqipërinë me vendosmëri përpara për të përmbushur kërkesat për anëtarësim të plotë në Bashkimi Europian. Ajo theksoi gjithashtu se tani është koha për të intensifikuar zbatimin e reformës në drejtësi, të cilën Kuvendi e miratoi unanimisht në vitin 2016 dhe që ka filluar të japë rezultate,"-shkruan Yuri Kim.

enkelejd alibeaj yuri kim taulant balla

Sondazh

Poll