EKSKLUZIVE/ Rama priti në zyrë ortakët e kartelit SINALOA
Fotot janë publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.
TIRANË- Luftar Hysa dhe Besnik Lulaj, ortakët e kartelit ‘Sinaloa’ në Shqipëri janë pikërisht personat që në datën 4 tetor të vitit 2020 vizituan zyrën e kryeministrit Edi Rama nën shoqërinë e deputetit gjerman të CDU-CSU, Mark Hauptmann dhe Dorian Duçkës, që në atë kohë ka qenë këshilltar i kryeministrit për investime nga jashtë. Fotot janë publikuar ekskluzivisht nga Dosja.al në atë kohë, në kuadër të vizitës së Hauptmann në Shqipëri, kur Rama ishte në vrullin politik për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, edhe pa opozitën parlamentare.
Në atë kohë, Dosja.al u interesua pranë CDU/CSU, nëse vizita e Hauptmann kishte ndonjë mision politik, por një gjë e tillë na u mohua. Dhe lajmi i gazetës meksikane "El Universal" për ortakët e kartelit Sinaloa në vendin tonë, i dha përgjigje pyetjes së ngritur dy vite më parë, duke regjistruar kështu dhe një skandal në zyrën e njeriut që qeveris vendin. Kryeministri tashmë pret ortakët e narkotrafikantit më të madh në botë, Ismael Mayo Zambada, i cili është në ‘luftë’ me djemtë e Joaquín Archivaldo Guzmán Loera, i njohur gjerësisht si El Chapo, për drejtimin e kartelit.
Çfarë raportonte një ditë më parë media meksikane El Universal?
Artikulli shkruante se lideri i kartelit Ismael Zambada García, i njohur si El Mayo, ka krijuar lidhje të ngushta me vëllezërit shqiptarë Luftar, Arben, Fatos dhe Ramiz Hysa. Katër vëllezërit janë ortakë me Besnik Lulajn, pronarin e Marina Bay në Vlorë. Sipas burimeve të inteligjencës të konsultuara nga ‘EL UNIVERSAL’, katër shqiptarët zotërojnë një rrjet kazinosh dhe biznesesh në Sonora, Baja California dhe Quintana Roo në të cilat pastrojnë miliona dollarë nga krimi i organizuar, së bashku me avokatë. Përveç kësaj, ata investojnë shuma të mëdha parash në Shqipëri për t’i pastruar ato, në investime të fokusuara në aktivitetet e lojërave të fatit dhe në fushën e turizmit, ku ortak kanë Lulajn.
Çfarë e lidh ortakun e një trafikanti me kryeministrin Rama dhe ish-deputetin gjerman?
Sondazh
Integrimi i Ballkanit Perëndimor, Oliver Varhelyi: Duhet të bëhet prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik
Oliver Varhelyi BRUKSEL- Komisioni Evropian për Fqinjësi Oliver Varhelyi ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashk...
Alibeaj zbardh takimin me Yuri Kim: Biseduam për rinisjen e sezonit të ri parlamentar dhe sfidat në PD
Ambasadorja Yuri Kim dhe Enkelejd Alibeaj TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj, është takuar sot me ambasadore...
6 orë takim me Alibeajn dhe Kim, Taulant Balla tregon DETAJE nga takimi
Yuri Kim dhe Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë detaje nga takimi prej ...
Energjia e erës/ 6 kompani fituese në fazën e parë për parqet Eolike, Balluku: Çmim tavan 75 euro/MWH
Belinda Balluku TIRANË- Ankandi për parqet Eolike është iniciative e qeverisë që u hap në korrik të vitit 2021...
Shqipëria merr 600 mln euro nga BE/ Delegacioni: Financimi i ri s'ka nevojë për shlyerje!
Flamuri shqiptar dhe flamuri i Bashkimit Europian TIRANË- Parlamenti shqiptar ratifikoi marrëveshjen e BE-së për shtatë vitet e ar...
Berisha: Për lidhjen e Bashës me rusët u informova në fillim të këtij viti, nuk thashë asgjë pa i verifikuar
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ai është dhe në dijeni të shumë informacioneve t...
PD po vonohet me protestat dhe primaret, Berisha: Ritmi nuk është në nivelin e duhur, por objektivi nuk ka ndryshuar
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pranoi se ka një ritëm jo të kënaqshëm në ecurinë...
Berisha: Agaçi kërcënoi prokurorët e dosjes ruse
Sali Berisha, kryetar i PD TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se është personi që ka mb...
Berisha: Rama mbron interesat e Rusisë në rajon, nuk di në ka firmosur në KGB
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama teksa e ak...
Berisha: Veliaj udhëtonte vazhdimisht në Teheran, e kishte si vend pelegrinazhi, njëherë e shoqëroi dhe Rama
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar udhëtime të bëra në Teheran nga kryetari i Bashkisë Tiranë,...
