Aktualitet

Sekuestrohen 260 litra naftë kontrabandë në Korçë, ishte e ndarë në 13 bidona! Arrestohet një person

Arrestimi i tij u bë në flagrancë si dhe Policia sekuestroi 260 litra naftë të ndarë në 15 bidona plastikë.

16 Shtator 2022, 15:15 Nga e.k
Sekuestrohen 260 litra naftë kontrabandë në Korçë,
Nafta kontrabandë e sekuestruar

KORÇË- Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandës të naftës. Në pranga ka rënë një person i identifikuar me inicialet V.D banues në fshatin Goricë e Vogël.

Arrestimi i tij u bë në flagrancë si dhe Policia sekuestroi 260 litra naftë të ndarë në 13 bidona plastikë.

Ai tashmë do të përballet me drejtësinë për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Korçë/Goditet një rast i kontrabandës me mallra.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kontrabandës me mallra, kanë goditur 1 tjetër rast. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. D., banues në fshatin Goricë e Vogël, Pustec, për veprat penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë" dhe "Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë".
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit V. D., në fshatin Goricë e Vogël, u gjetën dhe u sekuestruan 260 litra naftë, e dyshuar e kontrabanduar, e ndarë në 13 bidona plastikë.
Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në mjetin e tij tip "Mitsubishi", në pjesën e poshtme të karrocerisë, u konstatua një depozitë e modifikuar, brenda së cilës kishte sasi shtesë karburanti.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

policia e korces

Sondazh

Poll