Bota

E "lodhi" Kosova, Vuçiç kapet duke dremitur gjatë seancës maratonë në parlamentin serb

Por një ndjekës në Twitter ka vënë re se Vuçiç nuk e ka "përballuar me sukses" maratonën e gjatë të diskutimeve pasi në një moment është filmuar duke dremitur.

16 Shtator 2022, 11:55 Nga d.a.
E "lodhi" Kosova, Vuçiç kapet duke dremitur gjatë
Vuçiç

SERBI- Në kuvendin e Serbisë më 13 dhe 14 shtatorit është mbajtur seanca për dialogun për Kosovën ku presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka qenë i pranishëm aty për gjatë të dy ditëve ku dhe ka lexuar raportin.

Por një ndjekës në Twitter ka vënë re se Vuçiç nuk e ka "përballuar me sukses" maratonën e gjatë të diskutimeve pasi në një moment është filmuar duke dremitur.

"Presidenti Aleksandër Vuçiç është aq i interesuar për Kosovën sa e ka zënë gjumi gjatë seancës në Parlamentin serb ku po diskutohej për Kosovën!"- thuhet në një postim në Twitter.

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën. Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes' në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll