“Uniteti serb” i obligueshëm në shkollat serbe
Serbi SERBI- “Vetëm me unitet dhe pajtim mund të ruajmë kulturën, traditën dhe besimin tonë” - kjo fjali u lexua ...
Deputetët kanë votuar me 433 vota për, 123 kundër dhe 28 abstenime, për të miratuar një raport që thotë se Hungaria është kthyer në “regjim hibrid”, nën udhëheqësinë e Qeverisë nacionaliste të Orbanit.
HUNGARI- Fidesz, partia në pushtet e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka kritikuar Parlamentin Evropian, pasi ky i fundit ka thënë përmes një rezolute se, Hungaria nuk është më “demokraci e plotë”.
Deputetët kanë votuar me 433 vota për, 123 kundër dhe 28 abstenime, për të miratuar një raport që thotë se Hungaria është kthyer në “regjim hibrid”, nën udhëheqësinë e Qeverisë nacionaliste të Orbanit.
Sipas Parlamentit Evropian, autoritetet në Hungari janë duke minuar vlerat demokratike. Miratimi i një rezolute të tillë jodetyruese, konsiderohet simbolik.
Në dokument është thënë se, demokracia dhe të drejtat themelore janë gërryer në Hungari si pasojë e “përpjekjeve sistematike të Qeverisë në Hungari”, prej vitit 2018, kur kanë nisur hetimet e bllokut evropian për normat demokratike të këtij shteti.
“Është e pafalshme që derisa njerëzit janë duke vuajtur nga efektet e dëmshme që ka shkaktuar lufta në ekonomi, Parlamenti Evropian është duke sulmuar sërish Hungarinë”, ka thënë, Balazs Hidveghi, deputet i partisë Fidesz në Parlamentin Evropian.
Orban, i cili ka fituar një mandat të katërt në pushtet, në prill të këtij viti, ka pasur mospajtime të shpeshta me BE-në për çështjet si: pavarësia e gjyqësorit, prokurimi publik, të drejtat e komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor) si dhe liritë e mediave, ato akademike dhe fetare.
Ky raport është publikuar në kohën kur pritet që Komisioni Evropian, trupi ekzekutiv i BE-së, të bëjë të ditur që blloku evropian është i gatshëm të pezullojë transferimin e disa fondeve të tij në Hungari, pas dyshimeve për shkelje demokratike./REL/
Serbi SERBI- “Vetëm me unitet dhe pajtim mund të ruajmë kulturën, traditën dhe besimin tonë” - kjo fjali u lexua ...
Permbytjet ne itali ITALI- Rnëdohet bilanci i viktimave të shkaktuara nga moti i keq në rajonin e Marche në Itali ku ka shkuar në ...
Britani BRITANI- Dy oficerë policie u goditën me thikë pas një përplajse me një burrë të armatosur me thikë pr...
von der Leyen dhe Zelenskyy UKRAINË- "Duhet të them, se procesi i antarësimit është në rrugë të mbarë", tha pr...
Foto ilustruese SHBA- Bota mund të jetë duke shkuar drejt një recesioni global pasi bankat qendrore rritin njëkohësisht normat e i...
Meksike MEKSIKË- Autoritetet meksikane kanë arrestuar një gjeneral në pension dhe dy anëtarë të tjerë të ushtr...
Shenimi KOSOVË- Është kthyer tashmë në trend apo procedurë që në momentin kur dikush godet pa dashje një makin...
viktima GREQI- Një 52–vjeçar, baba i dy fëmijëve është vrarë me armë zjarri mëngjesin e sot&...
Cristina Fernandez de Kirchner ARGJENTINË- Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, e cila i mbij...
Petkovic SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, e ka vlerësuar si kërcënimin ...