Bota

VD-Rëndohet bilanci nga përmbytjet në Itali, shkon në 10 numri i viktimave, gjenden të vdekur nëna me fëmijët

Në këtë kohë, kreu i Mbrojtjes Civile Italiane, Fabrizio Curzio ndodhet në zonë, duke koordinuar organet e ndryshme dhe vullnetarët që marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

16 Shtator 2022, 11:26 Nga d.a.
VD-Rëndohet bilanci nga përmbytjet në Itali, shkon në 10
Permbytjet ne itali

ITALI- Rnëdohet bilanci i viktimave të shkaktuara nga moti i keq në rajonin e Marche në Itali ku ka shkuar në 10 numri i të vdekurve, mes tyre një nënë me dy fëmijët saj që rezultonin të zhdukur.

Në këtë kohë, kreu i Mbrojtjes Civile Italiane, Fabrizio Curzio ndodhet në zonë, duke koordinuar organet e ndryshme dhe vullnetarët që marrin pjesë në operacionet e shpëtimit.

Sipas autoriteteve lokale, moti i keq vdekjeprurës nuk ishte parashikuar dhe brenda një ore vërshuan shumë lumenj dhe degë të zonës më të gjerë të Angonës.

Në fshatin Candiano, i cili është përmbytur, uji ka mbërritur në katin e parë të banesave, ndërsa në zonën e gjerë janë ndërprerë furnizimi me energji elektrike dhe lidhjet telefonike.

"Në provincën e Ankonës, ka 400 milimetra shi ranë në dy ose tre orë", tha Luigi d'Angelo, kreu i Departamentit të Mbrojtjes Civile.

Videot e postuara në rrjetet sociale janë tregues i shkatërrimeve të shkaktuara nga stuhitë e forta. Policia, Mbrojtja Civile dhe zjarrfikësja janë mobilizuar për të përballuar situatën.

permbytjet ne itali fabrizio curzio luigi d'angelo

Sondazh

Poll