Bota

Dy oficerë policie u goditën me thikë pranë sheshit Leicester në qendër të Londrës

Një burrë u arrestua me dyshimin për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe sulmin ndaj një punonjësi të urgjencës. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor ku edhe ndodhet.

16 Shtator 2022, 11:10 Nga d.a.
Dy oficerë policie u goditën me thikë pranë sheshit
Britani

BRITANI- Dy oficerë policie u goditën me thikë pas një përplajse me një burrë të armatosur me thikë pranë Leicester Square në qendër të Londrës. Oficerët po trajtoheshin në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

"Ne presim përditësime të mëtejshme mbi kushtet e tyre," tha policia Metropolitane.

Sipas Guardian, një burrë u arrestua me dyshimin për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe sulmin ndaj një punonjësi të urgjencës. Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në spital për trajtim mjekësor ku edhe ndodhet.

Incidenti të premten në mëngjes ndodhi teksa Mbretëria e Bashkuar përgatitej për një sfidë të madhe sigurie në prag të funeralit të Mbretëreshës të hënën.

Kryetari i bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, e quajti sulmin në Soho "tërësisht të tmerrshëm" dhe "të turpshëm". Khan tha se kishte folur me komisarin e ri të policisë, Sir Mark Rowley, për incidentin dhe mbeti në kontakt të ngushtë, duke i kërkuar kujtdo që kishte informacion të dilte përpara.

Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre dhe po ndihmonin publikun në këtë moment të rëndësishëm për vendin tonë. Sulmet kundër policisë nuk do të tolerohen dhe çdo autor do të kapet dhe ndiqet penalisht”, tha kryebashkiaku.

Duke diskutuar incidentin në BBC News të premten në mëngjes, kryebashkiaku tha se një anëtar i publikut "bëri gjënë e duhur" dhe shkoi te një oficer policie "dhe oficerët e policisë u përgjigjën".

sulmohen dy police ne londer sadiq khan

Sondazh

Poll