Art&Argëtim

FOTO/ “Trend bëj, nuk ndjek”, Rikthehet 'sherri' mes Era Istrefit dhe Dafina Zeqirit për kopjim stili

Këngëtaret Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi kanë bërë 'xing' me stilimin e flokëve të cilat shihen me baluke në postimet e bëra në rrjetet e tyre sociale. Kjo e fundit nuk ka nguruar që të thumbojë Dafinën duke i kujtuar 'sherrin' e vjetër të ndodhur para disa vitesh për kopjim stili.

16 Shtator 2022, 08:20 Nga s.s
FOTO/ “Trend bëj, nuk ndjek”, Rikthehet 'sherri' mes
Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi

TIRANË- Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi janë shumë aktive në rrjetet e tyre sociale ku postojnë foto dhe video të ndryshme si nga jeta e tyre private po ashtu dhe profesionale. Së fundmi, dy këngëtaret kanë bërë ‘xing’ me postimet e tyre në Instagram, ku nuk kanë munguar as ‘thumbimet.’

Dafina publikoi në Instagram, Instastory disa foto ku shihet e veshur me një fustan dhe me një stil të ri të flokëve, konkretisht me baluke. Nuk mungoi as një foto tjetër e Era Istrefit e cila ka postuar një foton e saj e cila shihet me baluke.

FOTO/ “Trend bëj, nuk ndjek”, Rikthehet 'sherri' mes
Postimi i Dafina Zeqiri

Por mbishkrimi i saj tregon hapur thumbimin e saj që ka për Dafinën e cila ka shkruar: “Trend bëj, nuk ndjek”. Komentuesit kaq kanë dashur dhe kanë filluar duke bërë komente të ndryshme madje edhe duke etiketuar Dafinën për ta parë postimin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)

“Sherri” mes këngëtareve nisi pasi Dafina akuzoi publikisht Erën se i kopjoi vathët, ndërsa fansat e Erës e akuzuan atë se i ka kopjuar veshjen. Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një body të gjelbër. Por, fansat e kanë akuzuar se ajo ka kopjuar veshjen e Erës e cila pak kohë më parë u shfaq me të njëjtën veshje.

era istrefi dafina zeqiri kengetare

Sondazh

Poll