Art&Argëtim

VIDEO/ Pas ndarjes me Pete Davidson, Kim Kardashian dëshiron që partneri i saj i ardhshëm të jetë mjek ose avokat

Pak kohë pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian është gati të hedhë hapin e radhës dhe të gjejë një partner të ri. Së fundmi, Kim ka deklaruar në një intervistë se nuk dëshiron të lidhet me një mashkull të botës së showbizit, por dëshiron të njohë dikë që është mjek ose avokat.

15 Shtator 2022, 21:01 Nga s.s
VIDEO/ Pas ndarjes me Pete Davidson, Kim Kardashian dëshiron që
Pete Davidson dhe Kim Kardashian

SHBA- Pak kohë pas ndarjes nga Pete Davidson, Kim Kardashian është gati të hedhë hapin e radhës dhe të gjejë një partner të ri. Siç ka deklaruar edhe në emisionin e James Corden, 41-vjeçarja dëshiron që të mos ketë në krah një mashkull të botës së showbiz-it, por të njohë dikë nga fusha e shkencës.

"Është e qartë se nuk po funksionon, pavarësisht se çfarë bëj. Ndihem sikur duhet të shkoj në vende të ndryshme”, tha ajo gjatë intervistës në "Late Late Show With James Corden" të mërkurën, raporton protothema.gr.

Gjithashtu, ajo nuk e përjashton mundësinë që të shkojë në “një spital dhe të takohet me një mjek” ose të gjejë partnerin e radhës në një “zyre avokatie”.

Ajo shtoi gjithashtu për njeriun e radhës që ka në krah se: “Mendoj se do të jetë një shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, mjek apo jurist. Ndoshta kjo është ajo që unë parashikoj për të ardhmen”. Ajo ka sqaruar se nuk është ende gati për të dalë, pasi “thjesht dëshiron të pushojë për pak kohë”.

kim kardashian pete davidson mjek avokat

Sondazh

Poll