Art&Argëtim

Jonida Maliqi e 'zhgënjyer' nga lidhjet e mëparshme: Mos u martoni, nuk ia vlen

Jonida Maliqi ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, të cilës teksa iu kërkua të shprehnte mendimin e saj rreth temës së ditës për moshën ideale për t'u martuar.

15 Shtator 2022, 19:03 Nga s.s
Jonida Maliqi e 'zhgënjyer' nga lidhjet e mëparshme: Mos u
Jonida Maliqi

TIRANË- Këngëtarja Jonida Maliqi është shumë aktive në rrjetet e saj sociale, e cila poston foto ose video nga jeta e saj private dhe profesionale. Këngëtarja u komentua shumë në media për lidhjen e saj me aktorin, Romeo Veshajn, por po aq u përfol kur u nda. 

Së fundmi, ajo ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit të Top Channel, “Wake Up”, ku edhe ka folur lidhur me këtë gjë.

Ajo ka habitur të gjithë me deklaratën e saj, të cilës teksa iu kërkua të shprehnte mendimin e saj rreth temës së ditës për moshën ideale për tu martuar, tha: ”Mos u martoni. Më besoni në këtë kohë nuk ia vlen".

Këngëtarja ka qenë e martuar me biznesmenin Gent Prizreni, të cilët janë prindër të një djali, Dan, ku këngëtarja i është përkushtuar tërësisht atij. Ajo ka zgjedhur ta mbajë gjithnjë jetën e saj private larg syrit të publikut, duke e ruajtur atë gjithnjë me fanatizëm, mjafton të kujtojmë këtu dasmën e saj të blinduar.

jonida maliqi romeo veshaj

Sondazh

Poll