Art&Argëtim

VIDEO/ Konkurentja e emisionit u dhunua live, Programit “It’s my home” i ndërpritet transmetimi televiziv

Organizatori i reality show “It’s my home”, Valon Maloku ka njoftuar se Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka ndërprerë transmetimin televiziv. Vendimi i KPM-së erdhi pas skenave të dhunshme të shfaqura dje mes pjesëmarrësve.

16 Shtator 2022, 07:58 Nga s.s
VIDEO/ Konkurentja e emisionit u dhunua live, Programit “It’s my
Programi "It's My Home"

KOSOVË- Organizatori i reality show “It’s my home”, Valon Maloku ka njoftuar se Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka ndërprerë transmetimin televiziv.

Vendimi i KPM-së erdhi pas skenave të dhunshme të shfaqura dje mes pjesëmarrësve në “It’s my home”.

“Sipas vendimit të KPM-së programi Reality shoë “It’s my home” ndërprehet menjëherë në transmetimin televiziv. It’s my home” vazhdon të transmetohet në kanalin tonë në youtube 24 orë me 7, deri në një vendim tjetër”, ka njoftuar Maloku në profilin e tij në Facebook.

Ai ka kërkuar nga adhuruesit e këtij reality show që ta bëjnë follow në youtube kanalin ‘First Channel’ për të shikuar reality show “It’s my home”.

Pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale duke sjell edhe reagimin e policë së Kosovës. Kjo ka ndodhur vetëm për shkak të një debati të ashpër, një banore është goditur me këpucë nga një tjetër banor. Në pamjet e publikuara shihet teksa largohet duke qarë nga pjesa ku po debatonte dhe askush nuk shkon pas saj për ta ndihmuar. Përkundrazi një grua aty e përkrahi dhunën ndaj saj duke i thënë sulmuesit “bravo, mirë ia bëre”.

valon marku kosove it's my home reality show

Sondazh

Poll