Art&Argëtim

VIDEO/ Pas ndarjes, Sylvester Stallone fshin tatuazhin e dytë dedikuar Jennifer Favin

Aktori i njohur Sylvester Stallone dhe modelja Jennifer Flavin janë ndarë prej disa kohësh. Ai ka pasur disa tatuazhe të ndryshme në trupine tij të cilat i dedikoheshin modeles, por së fundmi ai ka fshirë çdo tatuazh që kanë lidhje me ish-bashkëshorten e tij.

16 Shtator 2022, 08:07 Nga s.s
VIDEO/ Pas ndarjes, Sylvester Stallone fshin tatuazhin e dytë dedikuar
Sylvester Stallone

SHBA- Aktori i njohur Sylvester Stallone dhe modelja Jennifer Flavin janë ndarë prej disa kohësh. Ai ka pasur disa tatuazhe të ndryshme në trupine tij të cilat i dedikoheshin modeles, por së fundmi ai ka fshirë çdo tatuazh që kanë lidhje me ish-bashkëshorten e tij, raporton crowrivermedia.com

Ai ka mbuluar një portret që kishte me sytë e Flavinit në krahun e tij të majtë me kokën e një leopardi, tek artisti i tatuazheve në Oklahoma City, Zach Perez. Ky i fundit ka postuar gjithë proçesin në një video në Instagram duke shkruar: “Raundi 2!!! Këtu është krahu tjetër që mbulova dhe ripunova tatuazhin ekzistues. Është një nder të di se ai mund të zgjedhë këdo, por atij i pëlqen puna ime mjaftueshëm për t’u kthyer dhe për të bërë diçka tjetër! Së shpejti do të postoj seancën e parë të mbulimit të qenit! Si gjithmonë faleminderit për besimin".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Zach Perez (@zachperezart)

Disa ditë përpara se çifti të shpallte zyrtarisht ndarjen e tyre, ylli i Rocky fillimisht bëri një vizitë te Perez për të mbuluar fytyrën e ish gruas së tij me një tatuazh të ri të një bullmastiff, Butkus, qeni që ka pasur në filmin e boksit. Një përfaqësues i aktorit mohoi se qëni kishte të bënte me ndarjen e tyre në atë kohë, duke shpjeguar se ai thjesht “kishte ndërmend të rifreskonte imazhin e tatuazhit të gruas së tij, Jennifer, megjithatë, rezultatet ishin të pakënaqshme dhe, për fat të keq, të pandreqshme”. Aktori i tha TMZ se edhe pse e mbuloi fytyrën e Flavin në krahun e tij, ai ende ka një tatuazh të madh të saj në shpinë.

sylvester stallone jennifer flavin

Sondazh

Poll