Politike

Ekstradimi i 'çunave të Dubait'/ Manja justifikohet: S'duan Emiratet, ne e kërkuam. Salianji vazhdon debatin me Çuçin

Duke folur nga vendi i karrigës në Kuvend, Manja tha se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka pasur tentativa për të lidhur marrëveshje me Emiratet për ekstradim, por që nuk ka pasur vullnet nga ky vend. 

15 Shtator 2022, 16:27 Nga I.A,K.M
Ekstradimi i 'çunave të Dubait'/ Manja justifikohet:
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit demokrat Ervin Salianji në lidhje me mos patjen e marrëveshjes me Emiratet e Bashkuara Arabe për ekstradimin e personave. Duke folur nga vendi i karrigës në Kuvend, Manja tha se nga ana e Ministrisë së Drejtësisë ka pasur tentativa për të lidhur marrëveshje me Emiratet për ekstradim, por që nuk ka pasur vullnet nga ky vend. 

"Dua të jap një përgjigje në lidhje me atë që Salianji tha pse nuk ka një marrëveshje me Emitratat e Bashkuara Arabe. Është një gjë tjetër. Marrëveshja dypalëshe për ekstradimin është përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë. Nuk kemi marrëveshje ekstradimi por instrumenti me të cilin kemi bashkëpunime është konventa. Kemi tentuar të lidhim marrëveshje ekstradimi por nuk ka pasur vullnet nga Emiratet. Nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat në lidhje me personat e shpallur në kërkim. I kemi përcjellë të gjitha kërkesat. Marrim dijeni për personat që arrestohen atje”, tha Manja.

Ndërsa deputeti Salianji ka vazhduar në lidhje me marrëveshjen e ekstradimit, duke theksuar se kjo marrëveshje duhet për të ekstraduar kriminelët. Po ashtu ai i ka kërkuar llogari Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit, për importet e naftës kontrabandë në Durrës, për të cilën ka kërkuar identitetin e kompanisë që e kontrabandon naftë. Salianji gjithashtu ka shtuar se nëse një qytetar që bën ndërtime pa leje përfundon në burg, e njëjta procedurë duhet të ndodhë edhe me oligarkët.

"Ata kanë kërkuar një marrëveshje për interes të tyre, ne duhet të kërkonim këtë për të ekstraduar kriminelët. Unë nuk thashë që pse Policia shqiptare arrestoi ata për kontrabandë nafte, shumë mirë që ndodhi. Unë po them kush kompani e bënte importin e kësaj nafte? Të dali Policia dhe të thuhet me emër dhe mbiemër. Ndërtimet e paligjshme tani, nëse një qytetar përfundon në burg, e njëjta gjë duhet të ndodhë me ata që janë oligarkë. Nëse 100 metër katror, ai oligarku që e ka ndërtuar, ka shmangur taksat dhe burgun. Kujt po ia thoni këtë që dolëm dhe po prishim ndërtimet e paligjshme. Dilni dhe thoni që do bashkëpunojmë me oligarkët kjo është më e ndershme. Po ia kërkoj ministrit të brendshëm këtë. E njëjta strukturë që varet nga ju sot, ka bërë kallëzime penale për këto ndërtime të paligjshme," tha Salianji.

ulsi manja seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll