Politike

Salianji bllokon foltoren! Felaj: Do përjashtoheni nga punimet e Kuvendit

Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi të ulej, por Salianji nuk e bëri një gjë të tillë duke bllokuar foltoren.

15 Shtator 2022, 16:26 Nga F.M
Salianji bllokon foltoren! Felaj: Do përjashtoheni nga punimet e Kuvendit
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka bllokuar foltoren. Pas debatit që pati me Ministrin e Brendshëm, Salianji doli të fliste, por teknika i fiku mikrofonin. Drejtuesja e seancës Ermonela Felaj i kërkoi të ulej, por Salianji nuk e bëri një gjë të tillë duke bllokuar foltoren. Felaj e kërcënoi Salianjin se do ta përjashtonte nga Kuvendi. 

Pjesë nga replikat:

Felaj:Ju folët, ngritët pyetje, fjala për ministrin e Drejtësisë, ju lutem zini vend

Salianji: Nuk do zë vend

Felaj:Askush nuk ju fyeu

Salianji:Jo, aspak

Felaj: Derisa zoti Salianji të kuptojë se zënia e foltores ëhstë arsye dhe për tu përjashtuar nga Kuvendi, Manja të flasë nga vendi.

ervin salianji seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll