Aktualitet

Sistemet me të dhënat e kriminelëve lënë ‘pa punë’ hetuesit, ende të bllokuar nga iranianët

Kjo pasi në sistemin “ADAMS”, shkruhen në raport të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo ata që dyshohen se janë të implikuar në një një ngjarje dhe pa pasur akses në to, nuk mund të vijosh hetimet me një çështje të caktuar.

15 Shtator 2022, 18:13 Nga F.M
Sistemet me të dhënat e kriminelëve lënë ‘pa
Foto Ilustruese

TIRANË- Dy sistemet më të rëndësishme të policisë “ADAMS” dhe “MEMEX”, ku mbahen të dhënat kryesore për kontigjentët kriminalë vijojnë të jenë të bllokuara prej ditësh.

Për këtë arsye, puna e hetuesëve është penalizuar. Kjo pasi në sistemin “ADAMS”, shkruhen në raport të gjitha ngarkesat penale të qytetarëve të arrestuar, ndaluar, apo ata që dyshohen se janë të implikuar në një një ngjarje dhe pa pasur akses në to, nuk mund të vijosh hetimet me një çështje të caktuar.

Ndërsa në sistemin “MEMEX” shënohet çdo e dhënë sekrete që ka një punonjës policie për çdo eksponent kriminal. Rrjedhimisht, hetuesit janë me duart bosh e me ‘dosjet e bardha’ mbi tavolinë.

Gjithsesi, të dhënat e lkëtyre dy sistemeve nuk janë bërë publike nga hekerat. Këto sisteme janë bllokuar që nga momenti që hakerat iranianë sulmuan TIMS.

policia e shtetit irani sulmon shqiperine

Sondazh

Poll