Aktualitet

Sherr mes fqinjëve për një tub uji, plagoset me thikë një person në Tiranë! Arrestohet autori

Siç bëhet me dije nga burimet e para të Policisë së Tiranës, i plagosuri, i identifikuar me inicialet G.F., ka marrë një plagë në shpatull por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

15 Shtator 2022, 16:36 Nga k.m.
Sherr mes fqinjëve për një tub uji, plagoset me thikë
Foto ilustruese

TIRANË- Një konflikt fizik i ndodhur mes dy fqinjëve në Tiranë ka përfunduar me plagosjen më thikë të njërit prej tyre. Siç bëhet me dije nga burimet e para të Policisë së Tiranës, i plagosuri, i identifikuar me inicialet G.F., ka marrë një plagë në shpatull por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ndërsa autori i plagosjes është arrestuar, 30-vjeçari B. I., është arrestuar dhe është dërguar në Komisariatin e Tiranës. Deri më tani mendohet se shkaku i konfliktit mes tyre është bërë një tub uji, por grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2022, në orën 16:10, në rrugën "Kastriotët", gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. I., 30 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin G. F., 23 vjeç. Si pasojë 23-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll