Aktualitet

E treta për sot! 35-vjeçari nga Tepelena godet me thikë kunatin

Sipas Policisë, i plagosuri është një 40 vjeçar i identifikuar me iniciale L.SH., banues në fshatin Hormovë, ndërsa autori është R.S., banues në Tepelenë.

15 Shtator 2022, 16:54 Nga k.m.
E treta për sot! 35-vjeçari nga Tepelena godet me thikë kunatin
Foto ilustruese

TEPELENË- Një tjetër plagosje me thikë ka ndodhur sot, por kësaj here në Tepelenë. Policia e Shtetit ka bërë me dije se një 35-vjeçar ka goditur me thikë kunatin e tij pas një konflikti për motive të dobëta në Tepelenë. Sipas Policisë, i plagosuri është një 40 vjeçar i identifikuar me iniciale L.SH., banues në fshatin Hormovë, ndërsa autori është R.S., banues në Tepelenë. Deri më tani bëhet me dije se i plagosur është transportuar në spitalin e Gjirokastrës, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Autoritetet kanë arrestuar autorin e plagosjes, i cili po merret në pyetje lidhur me rrethanat që çuan deri në përdorimin e thikës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 15:40, në lagjen “15 Shtatori”, Tepelenë, dyshohet se shtetasi R. S., rreth 35 vjeç, banues në Tepelenë, ka goditur me mjet prerës, për motive të dobëta, kunatin e tij, shtetasin L. Sh., rreth 40 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Gjirokastër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit R. S. dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve procedurale.

policia e shtetit plagosje ne tepelene

Sondazh

Poll