Aktualitet

VD- Taksia përplaset me shtyllën në Vlorë, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë! 4 janë rëndë

Mësohet se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalin e Vlorës, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje.

15 Shtator 2022, 17:41 Nga e.k
VD- Taksia përplaset me shtyllën në Vlorë, 6 të
Pamje nga vendngjarja

VLORË- Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në Nartë të Vlorës, ku 6 persona kanw mbetur tw plagosur. Pasditen e sotme, rreth orws 17:20, një taksi është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës që të çon në fshatin Nartë të Vlorës. Mësohet se në mjet udhëtonin pesë persona, midis tyre dhe dy fëmijë.

Deri më tani raportohet se si pasojë e aksidentit janë plagosur 6 persona, ndërsa mësohet se në mesin e të lënduarve janë dhe 2 fëmijë. Si pasojë e aksidentit kanë marrë lëndime 5 persona, drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët, një 45-vjeçar me iniciale M. D., një 76-vjeçar me iniciale L. P., një 63-vjeçar me iniciale E. P., 63 vjeçe si dhe 2 fëmijë të mitur, 7 dhe 15 vjeç.

Mësohet se katër prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë dhe janë transportuar në spitalin e Vlorës, për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

aksidentet rrugore vlore

Sondazh

Poll