Aktualitet

Zjarr masiv në Dukat të Vlorës! Zjarrfikësit dhe banorët në betejë në flakët

Zjarri i ndihmuar dhe nga era e fortë vijon të djegë kryesisht shkurret që ka mali i Dukatit. Bëhet e ditur se për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve por dhe banorë të zonës.

15 Shtator 2022, 17:36 Nga e.k
Zjarr masiv në Dukat të Vlorës! Zjarrfikësit dhe
Foto ilustruese

VLORË- Një zjarr me përmasa të madha është duke u përhapur në zonën e fshatit Dukat, të Vlorës. 

Zjarri i ndihmuar dhe nga era e fortë vijon të djegë kryesisht shkurret që ka mali i Dukatit. Bëhet e ditur se për shuarjen e flakëve kanë shkuar forcat e zjarrfikëseve por dhe banorë të zonës.

Ndërkohë ditën e sotme ka pasur disa vatra zjarri në rrethin e Vlorës, ku para dy orësh në Jonufër zjarrfikësit kanë shuar një tjetër vatër zjarri.

Sipas zjarrfikëseve kjo është dhe periudha ku barinjtë apo dhe personat që kërkojnë të mbijë bari i ri  i vendosin zjarrin, por pa menduar pasojat që ai mund të shkaktojë.

zjarret ne vend vlore

Sondazh

Poll