Aktualitet

Kontrabanda e naftës/ Porti i Durrësit: Këtu s'përpunohen hidrokarbure, drejtojuni organeve kompetente

Në përgjigje për Balkan Web, porti shpjegon se në Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh dhe se anija transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë.

15 Shtator 2022, 17:06 Nga I.A
Kontrabanda e naftës/ Porti i Durrësit: Këtu
Porti i Durrësit

DURRËS- Porti i Durrësit është përgjigjur kërkesës mbi operacionin e koduar “Ring” ku është sekuestruar një anije cisternë që transportonte 2275 ton naftë, e cila vinte nga Libia. Në përgjigje për "Balkan Web", shpjegohet se në Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh dhe se anija transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë.

Reagimi:

Në përgjigje të kërkesës Tuaj për informacioni, me nr. Prot. Nr. 42, dt. 15. 09.2022, bazuar në ligjin nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në lidhje me pyetjet e adresuara pranë Autoritetit Portual Durrës, ju informojmë se : Në Portin e Durrësit nuk përpunohen anije hidrokarburesh. Anija në fjalë është anije që transportonte hidrokarbure dhe si e tillë ishte parashikuar të përpunohej në facilitetet portuale private në Porto Romano, ku Autoriteti Portual Durrës nuk ushtron asnjë kompetencë. Gjatë ditës së hënë, dt. 12 shtator 2022, me kërkesë të organeve ligjzbatuese dhe në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme Detare, APD ka mbështetur ekipet e organeve ligjzbatuese për mbarëvajtjen e veprimeve të tyre operacionale dhe tekniko-ligjore në kuadër të bllokimit të anijes në fjalë. Lutem që për pyetjet tuaja, per sa i përket rrethanave të ngjarjes dhe veprimeve hetimore përkatese, t’i drejtoni pranë organeve kompetente, me konkretisht organeve të Prokurorisë, Policisë dhe doganave. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin dhe në përputhje me dispozitat e ligjit nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”, shprehim gatishmërinë tonë nëse lind nevoja për sqarime të mëtejshme sa i takon Autoritetit Portual Durrës.

Kontrabanda e naftës/ Porti i Durrësit: Këtu
Pergjigja e Portit

Tre ditë më parë, Policia kapi një anije me më shumë se 2 200 ton naftë kontrabandë në Durrës. Deri më tani nuk ka asnjë sqarim tjetër nga autoritetet e vendit përveç një njoftimi policie, i cili jepte vetëm faktin, por asgjë mbi porositësin dhe agjencinë doganore që do të kryente procedurat në port për këtë anije. Në dëshminë e tij të dhënë në polici, kapiteni anijes shprehet i çuditur nga fakti se është arrestuar dhe madje akuzuar për kontrabandë. Ai thotë se ishin nisur normalisht nga Bengazi i Libisë pasi një kompani shqiptare kishte porositur sasinë prej 2 275 ton naftë.

porti i durrësit nafte kontrabande nga libia

Sondazh

Poll