Aktualitet

Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari në Tiranë

Në kuadër të operacionit ‘The night’, policia ka arrestuar të riun, e identifikuar me inicialet J.T., banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".

15 Shtator 2022, 15:37 Nga k.m.
Autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga
Foto ilustruese

TIRANË- Një 35-vjeçar është vënë në pranga të Policisë së kryeqytetit pasi dyshohet për një sërë vjedhjesh, në banesa, biznese apo edhe qytetarëve të ndryshëm. Në kuadër të operacionit ‘The night’, policia ka arrestuar të riun, e identifikuar me inicialet J.T., banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja".

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "The night". I dyshuar si autor i 4 vjedhjeve në banesa dhe biznese, vihet në pranga 35-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "The night", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:

-J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja". Shtetasi J. T. dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve, në banesa dhe biznese të ndryshme të Tiranës, konkretisht: - Më datë 07.06.2022, në rrugën "Panorama", dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit A. K.; - Më datë 02.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në farmacinë e shtetases M. D.; - Më datë 07.09.2022, në "Don Bosko", dyshohet se ka vjedhur në një subjekt për këmbim valutor, në administrim nga shtetasja D. G.; - Më datë 12.09.2022, në rrugën "Dritan Hoxha", dyshohet se ka vjedhur telefonin e shtetases Xh. D.

Vijon puna për dokumentimin e plotë me prova ligjore, të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tiranë operacioni the night

Sondazh

Poll