Aktualitet

Zjarr i madh në ullishtet e Jonufrës në Vlorë, rrezikohen disa banesa dhe biznese

Në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e flakëve kanë shkuar dhe autobotet e ujësjellësit. Zjarri fillimisht dyshohet të jetë i qëllimshëm por hetimet vazhdojnë.

15 Shtator 2022, 14:58 Nga e.k
Zjarr i madh në ullishtet e Jonufrës në Vlorë, rrezikohen
Foto ilustruese

VLORË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishtet në Jonufër të Vlorës. Për pasojë rrezikohen disa banesa dhe biznese.

Në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e flakëve kanë shkuar dhe autobotet e ujësjellësit. Zjarri fillimisht dyshohet të jetë i qëllimshëm por hetimet vazhdojnë.

Vlora sot ka paraqitur një situatë kritike sa i përket situatës së zjarreve. Një tjetër vatër zjarri u shfaq në malin e Dukatit. Dhe në këtë rast zjarrfikësit dyshojnë se është një zjarrvënie e qëllimshme por ende nuk ka rezultat përfundimtar. 

Ndërkohë dhe banorët e zonës u kanë shkuar në ndihmën ekipeve të zjarrfikësve për të vënë nën kontroll vatrën e zjarrit.

zjarret ne vend vlore

Sondazh

Poll