Politike

Spaho-Ballës: Asnjë lek s’do merrni nga Evropa nëse sillni paratë e drogë, legalizoni kanabisin e pasaportat e arta

Gjatë fjalës në Kuvend Spaho u ndal tek fondet që Bashkimi Europian ofron për vendin tonë për të cilat tha se nuk do të jepen më nëse qeveria vazhdon me nismën e amnistisë fiskale apo pasaportat e arta.

15 Shtator 2022, 15:13 Nga F.M e.k
Spaho-Ballës: Asnjë lek s’do merrni nga Evropa nëse sillni
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla të cilët i akuzojë se po e kthejnë vendin në një lavatriçe të pastrimit të parave.

Gjatë fjalës në Kuvend Spaho u ndal tek fondet që Bashkimi Europian ofron për vendin tonë për të cilat tha se nuk do të jepen më nëse qeveria vazhdon me nismën e amnistisë fiskale apo pasaportat e arta.

Deputeti demokrat u ndal dhe tek ndërtimi i Portit të Durrësit për të cilin tha se i është dhënë një personi të lidhur me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Edmond Spaho: Vjen koha që BE do na financojë, do kemi parasysh diçka, BE nuk është as bamirëse, as lopë për tu mjelë, ka kërkesat e veta, jemi ne që do të shkojmë tek BE, dhe jo BE tek ne. Këtu vijmë tek At Zef Pllumi që thotë ndërroni trurin, Rama e Balla. Sikur të tëra t’i plotësoni, asnjë lekë nuk do merrni nga BE nëse do miratoni amnistinë fiskale. Asnjë lekë nuk do të marrësh nga BE Taulant, madje procesi i anëtarësimit do të kthehet mbrapa. Nuk mund të të pranojnë ty në Evropë, të kthehesh në një lavatriçe e larjes së parave. Nuk mundet që paratë e krimit dhe drogës në Evropë të vijnë dhe të pastrohen në Shqipëri. Larja e parave e dini të jgithë rrisqet që ka për sigurinë kombëtare dhe terririzmin, në Shqipëri lahen me leje e pa leje. Këtu ndërtohet pa leje dhe askush nuk shqetësohet. Leje pastaj kur jepet dhe leje e u thuhet s’ka nevojë të na tregoni burimin e parave., e kështu, do marrë fonde ti për të hyrë në BE. S’ke për të marrë. Mos e legalizoni kanabisin, nuk do t’ju japë BE asnjë fond, jemi kthyer në vendin e kanabisit, nyje e trafikut të drogës. Jemi kthyer në një vend gangster, Evropa nuk paguan para për të bërë vend të saj një vend gangster. Hiqni dorë nga pasaportat e arta, sepse kriminelëve nga e gjithë bota, ju i hapni derën që të hyjnë në Evropë. Ndaj ju them ndërrojeni trurin. Porti i Durrësit, po vazhduat kështu, duke prokuruar në kundërshtim me rregullat e BE-së, do t’ju bllokojnë. Hiqni dorë nga ky qorrsokak ku keni hyrë e ku së fundmi po dalin lidhjet me Vuçiçin, shiko Taulant se mos del ndonjë rus aty. Me norma të tilla nuk do të futeni kurrë në Evropë e s’do merrni asnjë fond, sepse nuk i kanë paratë për t’i bërë rrush e kumbulla. Si do t’ju japin lekë juve kur 14 aksione për kriminelë dekonspirohen dhe kush ankohet? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kush e ka dekonspiruar, o Ministri i Brendshëm, ose kryeministri Edi Rama. Se ai me ata komunikon. Doni një gjë tjetër? Naftë kontrabandë në Durrës. Kanë kapur marinarët libanezë, mirë po kush e mori? Kush i ka kapur ato të parat? Nëse do vazhdoni me moton nuk ka zhvillim pa krim, këtu do jemi e do flasim sërish.

edmond spaho seance plenare 15 shtator 2022

Sondazh

Poll