Bota

VIDEO- Zelenskyy u përfshi në aksident, momenti kur mjekët dhe ushtarët ndihmojnë shoferin e presidentit

Ekipi i Zelenskyy-t deklaroi se presidenti nuk mori lëndime të rënda nga aksidenti. 

15 Shtator 2022, 12:44 Nga A.B
VIDEO- Zelenskyy u përfshi në aksident, momenti kur mjekët dhe
Zelenskyy

UKRAINË- Këto janë pamjet nga aksidenti automobilistik në të cilin u përfshi mbrëmjen e djeshme, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy. Ngjarja ndodhi në Sheshin e Fitores së Kievit. Pamjet e ndara nga 'DailyMail' tregojnë mjetin tip 'Volkswagen Beetle' të dëmtuar rëndë në mes të rrugës, ndërkohë që pranë saj shihet një burrë i shtrirë në tokë. 

Koka e këtij personi, i cili dyshohet se është shoferi i Zelenskyy-t është fashuar nga ekipet e urgjencës teksa shihet se disa ushtarakë vendosin batanije metalike mbi të.  

Ekipi i Zelenskyy-t deklaroi se presidenti nuk mori lëndime të rënda nga aksidenti. 

Makina po shkonte drejt perëndimit nga Kievi kur u godit në pjesën e përparme në anën e shoferit. Pjesa e përparme e makinës u shtyp ndërsa u hap airbagu i shoferit.

aksidentohet zelenskyy volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll