Bota

"Të thellojmë bashkvpunimin", Presidentja e KE Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev

 Lajmin e ka konfirmuar vetë von der Leyen pasi ka postuar në Twitter se do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelenskyy dhe kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.

15 Shtator 2022, 12:08 Nga d.a.
"Të thellojmë bashkvpunimin", Presidentja e KE Ursula von
Ursula von der Leyen

UKRAINË- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Kiev ashtu siç kishte lajmëruar gjatë ditës së djeshme.

Sipas Guardian, lajmin e ka konfirmuar vetë von der Leyen pasi ka postuar në Twitter se do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelenskyy dhe kryeministrin e Ukrainës, Denys Shmyhal.

Jam në Kiev, në vizitën time të tretë prej nisjes së luftës së Rusisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Ukraina është tani kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do të diskutoj me Zelenskyn dhe kryeministrin, Denys Shmyhal si të afrojmë njerëzit dhe ekonomitë teksa Ukraina bën përparim në rrugën për anëtarësim”, ka thënë von der Leyen në Twitter, para takimit me zyrtarë të lartë ukrainas, përfshirë presidentin e shtetit, Volodymyr Zelensky.

“Do të diskutoj me Zelenskyn dhe kryeministrin, Denys Shmyhal si të afrojmë njerëzit dhe ekonomitë teksa Ukraina bën përparim në rrugën për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Dje, duke iu drejtuar parlamentit evropian në Strasburg, Von der Leyen këmbënguli se "Putini do të dështojë dhe Evropa do të mbizotërojë" dhe tha se BE do të qëndrojë në kurs me sanksionet e saj ndaj Rusisë. 

"Sanksionet janë këtu për të qëndruar. Kjo është koha që ne të tregojmë vendosmëri dhe jo qetësim."-tha ajo në fjalimin e saj.

Gjatë fjalimit të djeshëm të von der Leyen në Parlamentin Europian ishte e pranishme dhe zonja e parë e Ukrainës Olena Zelenska.

Ukraina është bërë kandidate për anëtarësim në BE, në muajin qershor, hap që Moska beson se ka qenë përpjekje e Perëndimit për të izoluar Rusinë në nivel botëror, pas nisjes së sulmit të paprovuar në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

ursula von der leyen ne ukraine lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll