Bota

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot nisin skriningun shpjegues për grupin e parë në KE

Duke qenë se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk kanë pasur një shqyrtim shpjegues që nga viti 2019, ata duhet të kalojnë një përditësim të ligjeve, gjykimeve dhe vendimeve më të fundit në secilin nga kapitujt prej atëherë deri më sot.

15 Shtator 2022, 11:35 Nga d.a.
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut sot nisin skriningun shpjegues për
RMV-BE

MAQEDONIA E VERIUT-Sot në Komisionin Evropian, ekipet e ekspertëve nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të dëgjojnë për legjislacionin e përditësuar të BE-së nga viti 2019. Qëllimi i skriningut shpjegues, ashtu si në vitin 2019, është të informojë ekipet e vendeve negociuese për progresin dhe risitë në legjislacionin e BE-së.

Duke qenë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë pasur një shqyrtim shpjegues që nga viti 2019, ata duhet të kalojnë një përditësim të ligjeve, gjykimeve dhe vendimeve më të fundit në secilin nga kapitujt prej atëherë deri më sot.

Takimi i kushtohet kapitullit të pestë, Prokurime Publike, i cili është pjesë e grupit të parë. Grupi i parë konsiderohet më i rëndësishmi, ai përfshin kapitujt 23 dhe 24 për drejtësinë dhe gjyqësorin, të cilët gjatë procesit të negociatave janë të parët që hapen dhe të fundit që mbyllen. Ekipet do të dëgjojnë gjithashtu kapitullin e Statistikave nesër, këtë herë në Luksemburg.

Nga Komisioni Evropian deklaruan dje se mbesin plotësisht të përkushtuar për avancimin e procesit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Këto takime teknike pritet të zgjasin rreth dy muaj, pas së cilës duhet të fillojë skriningu dypalëshe.

Ky është hapi i parë dhe domethënës në procesin e negociatave, i mbështetur plotësisht nga qeveritë dhe parlamentet e të dyja vendeve”, deklaroi për MIA zëdhënësja Ana Pisonero.

Ajo shtoi se muajt e ardhshëm sjellin një “program intensiv pune” për të gjitha palët, i cili do të fillojë me Themelet.

Bëhet fjalë për takime teknike në të cilat janë përfshirë një numër i madh i ekspertëve dhe jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet për orarin e takimeve”, ka shtuar Pisonero.

Skriningu dypalësh e zhvendos fokusin tek vendi negociues i cili duhet t’u paraqesë ekspertëve të Komisionit Evropian çdo herë progresin në secilin nga kapitujt. Në vijim është raporti i Komisionit Evropian i cili vlerëson atë progres, dhe raportin duhet ta miratojnë vendet anëtare të BE-së, përkatësisht Këshilli i BE-së.

integrimi i maqedonise ne be ana pisonero

Sondazh

Poll