Bota

Fëmijët e tyre nuk do të kenë titullin "Lartësia Mbretërore", Princ Harry dhe Meghan Markle "ndezin" debatet me mbretin Charles

Ndërsa pjesëmarrja e tyre në ceremonitë e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth dërgoi një mesazh uniteti, në prapaskenë është ndezur një betejë për titullin, e cila ka zemëruar Sussex-ët, kjo pasi fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet pritet të shpallen përkatësisht princ dhe princeshë nga Mbreti Charles III, por sipas burimeve, ata nuk do të marrin statusin e “Lartësisë Mbretërore”.

15 Shtator 2022, 11:07 Nga d.a.
Fëmijët e tyre nuk do të kenë titullin "Lartësia
Princ Harry dhe Megan Markle

BRITANI- Familja mbretërore britanike vazhdon të përballet me probleme, pasi përveç zisë për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth, si dhe proceseve të trashëgimisë, i duhet të përballet edhe me kërkesat e Princit Harry dhe Meghan Markle.

Sipas Protothemës, ndërsa pjesëmarrja e tyre në ceremonitë e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth dërgoi një mesazh uniteti, në prapaskenë është ndezur një betejë për titullin, e cila ka zemëruar Sussex-ët, kjo pasi fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibet pritet të shpallen përkatësisht princ dhe princeshë nga Mbreti Charles III, por sipas burimeve, ata nuk do të marrin statusin e “Lartësisë Mbretërore”.

Sipas raportimeve, ditët e fundit ka pasur bisedime mjaft të nxehta mes mbretit Charles dhe Sussexëve, të cilët janë "të zemëruar" që fëmijët e tyre nuk do të marrin titullin mbretëror. Në veçanti, Harry dhe Meghan raportohet të kenë thënë se princeshat Beatrice dhe Eugenie, vajzat e Princit Andrew, kanë statusin e “Lartësisë Mbretërore”, edhe pse nuk janë në rrethin e njerëzve që punojnë për familjen mbretërore. 

Harry dhe Meghan ishin të shqetësuar për çështjen e sigurisë. Fëmijët e tyre duke qenë princ dhe princeshë u japin atyre të drejtën për nivele të caktuara të sigurisë mbretërore. Ata kanë qenë të pamëshirshëm që kur mbretëresha vdiq" tha një burim për Sun.

Sipas të njëjtit burim, javën e kaluar ka pasur shumë diskutime pasi ata këmbëngulën që Archie dhe Lilibet janë një princ dhe princeshë, por ata janë të zemëruar që nuk mund të marrin titullin e "Lartësisë Mbretërore” dhe kjo sepse ata vetë nuk punojnë si anëtarë të familjes mbretërore.

Dy fëmijët e Sussex kanë të drejtën e titujve princëror pas vdekjes së Mbretëreshës, si pjesë e rregullave të Mbretit George V, të cilat megjithatë kufizonin numrin e anëtarëve të familjes mbretërore që u takon titulli "Lartësia Mbretërore". Meghan ka pohuar më parë se Archiet i ishte mohuar titulli për shkak të racës së tij. Kur u pyet nëse ishte e rëndësishme për të që të quhej princ, ajo kishte argumentuar se problemi i saj nuk ishte te “madhështia” e titujve zyrtarë.

Sidoqoftë, Sussex- ët ndaluan përdorimin e titullit të tyre mbretëror pasi u larguan si anëtarë të lartë të familjes mbretërore, duke preferuar të jetonin në Los Angeles dhe ka pasur thirrje për të hequr titujt e dukës dhe mbretëreshës. Kur Archie lindi në maj 2019, ai ishte i shtati në linjën e trashëgimisë. Megjithëse ishte stërnip i mbretëreshës, ai nuk ishte djali i parë i lindur i një mbreti të ardhshëm, kështu që ai nuk kishte automatikisht titullin e princit.

vdes mbreteresha elisabeth ii megan markle princ harry

Sondazh

Poll