Bota

Koreja e Veriut merr ftesën për të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Ambasadori i Phenianit do të marrë një ftesë, pasi çdo vend me të cilin Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie diplomatike është ftuar në funeralin shtetëror, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Mianmarit.

15 Shtator 2022, 11:28 Nga d.a.
Koreja e Veriut merr ftesën për të marrë pjesë në
Mbreteresha Elizabet dhe Kim jong-un

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut është ftuar në funeralin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, kanë konfirmuar zyrtarë të qeverisë.

Sipas Reuters, Ambasadori i Phenianit do të marrë një ftesë, pasi çdo vend me të cilin Mbretëria e Bashkuar ka marrëdhënie diplomatike është ftuar në funeralin shtetëror, me përjashtim të Rusisë, Bjellorusisë dhe Mianmarit. Gjithashtu Afganistani, Siria dhe Venezuela nuk do të ftohen, tha të mërkurën një burim i zyrës së jashtme.

Britania dhe Koreja e Veriut vendosën marrëdhënie diplomatike në vitin 2000 pas 60 vitesh pa ambasada. Ftesat e nivelit të ambasadorëve, të lëshuara në vend të një ftese për kreun e shtetit, mund të pasqyrojnë tensionet diplomatike.

Si programet bërthamore të Iranit ashtu edhe të Koresë së Veriut kanë qenë burim tensioni me Mbretërinë e Bashkuar dhe më gjerë me perëndimin. Edhe sikur ftesa t'i ishte bërë Kim Jong-un, udhëheqësi i izoluar i mbretërisë eremite rrallë udhëton.

Siria dhe Venezuela nuk do të ftoheshin sepse Britania aktualisht nuk ka marrëdhënie diplomatike me ato shtete. Afganistani nuk ishte i ftuar për shkak të situatës aktuale politike.

kim jong un vdes mbreteresha elisabeth ii

Sondazh

Poll