Bota

VD- "Debate" brenda qeverisë, Kurti, Bislimi, Murati dhe Konjufca kapen duke diskutuar në Kuvend

Në video, shihet momenti kur Konjufca po merrej me procedimin e një votimi, kamerat fokusuan kryeministrin, zëvendësin e tij Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, të cilët dukeshin sikur i shqetësonte diçka.

15 Shtator 2022, 12:13 Nga d.a.
VD- "Debate" brenda qeverisë, Kurti, Bislimi, Murati dhe Konjufca
Kuvendi i Kosoves

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca janë kapur duke diskutuar nga vendet e tyre në seancën e sotme të Kuvendit.

Në videon e publikuar nga Kosovapress, shihet momenti kur Konjufca po merrej me procedimin e një votimi, kamerat fokusuan kryeministrin, zëvendësin e tij Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, të cilët dukeshin sikur i shqetësonte diçka.

Kurti dhe Bislimi shihen duke iu ankuar Konjufcës, ndërsa kryeparlamentari argumenton diçka me ta, ndërkohë që në bisedë ndërhyn edhe ministri i financave Hekuran Murati.

kuvendi i kosoves albin kurti glauk konjufca

Sondazh

Poll