Aktualitet

'Ky është paralajmërim serioz'/ Pedagogu: Nuk durojmë dot më! Ka 18 vite që s'kemi rritje rroge

Pedagogu u shpreh se kjo është hera e parë që po bojkotohet mësimi në nisje të viti të ri akademik. 

15 Shtator 2022, 10:13 Nga A.B
'Ky është paralajmërim serioz'/ Pedagogu: Nuk
Mesuesi

TIRANË- Një prej pedagogëve që ishte pjesë e protestës deklaroi se janë bërë 18 vite që pedagogëve nuk iu është rritur rroga. Përballë godinës së Universitetit, ai u shpreh se kjo është hera e parë që po bojkotohet mësimi në nisje të viti të ri akademik. 

'Ju mund të pyesni se përse zgjodhëm këtë datë, ne nuk e zgjodhëm kot. Stafi akademik dhe administrata nuk durojnë më, ky është një paralajmërim serioz. Pse ju thirrëm sot? Ka 18 vjet që nuk ka më asnjë shtesë dhe asnjë rritje rroge, nuk ka trajtim ekonomik. Ne nuk erdhëm në një datë të enjte kur duhet të ishim në auditore e kur sekretaria të ishte duke nxjerrë notat. Nuk donim të pengonim studentët kohë më parë e vendosëm që ta thërrasim sot, kërkoj ndjesë studentëve që kishin provim. Kur Ministrja Spiropali organizoi një takim, a thua se u zgjidh çdo gjë, patronazhit e FSHN ia dha ministrisë së mjedisit, i thashë si e ke organizuar këtë patronazh. 

Këtu më thanë, po nëse pas protestës nuk vendoset gjë, cfarë do bëhet. I thashë ne jemi në një moshë mesatare në protestë, i thashë që mund ta vazhdojmë më pas, 1 ditë, një javë por varet nga përgjigjia që do na japë qeveria. Ne jemi pak por dhe floriri është i pakët por punën e bën të madhe, po të shikoni protesta nuk është vetëm e jona. Ka qarkulluar një tabelë e dalë nga ministria, gjoja me një rritje rroge 15% e stafit akademik. 

Duhet që dhe pedagogu e të gjithë stafi të jenë trajtuar tamam. Kjo është hera e parë në histori që pedagogët po bojkotojnë që në nisje të vitit të ri shkollor.'- u shpreh ai. 

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll