Aktualitet

Kishte nxjerrë kanabisin në oborrin e shtëpisë për t’u tharë, arrestohet 54 vjeçari në Mallakstër

Policia bëri arrestimin e Çaçjat ndërsa bimët e lëndës narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

15 Shtator 2022, 09:14 Nga A.B
Kishte nxjerrë kanabisin në oborrin e shtëpisë për
Momenti i arrestimit

FIER- Foti Çaçaj është arrestuar nga policia pasi iu janë zbuluar në banesë 3.5 kilogram lënde narkotike. 54 vjeçari i kishte lënë në oborrin e banesës, në procesin e tharjes. Policia bëri arrestimin e Çaçjat ndërsa bimët e lëndës narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

NJOFTIMI I PLOTË:

Mallakastër/Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Gradishti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier. Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, vihet në pranga 54-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën edhe 3.5 kg lëndë narkotike, në proces tharjeje. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike në proces tharjeje, asgjësohen me anë të djegies bimët e dyshuara narkotike.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gradishti”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: -F. Ç., 54 vjeç, banues në Hekal, Mallakastër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Në oborrin e banesës së 54-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe 3.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

arrestim ne fier foti çaçaj

Sondazh

Poll