Aktualitet

Vdes 63-vjeçari serb në Himarë, Policia: Mbërriti në spital për ndihmë, dyshohet për arrest kardiak

Dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë bërë arresti kardiak.

15 Shtator 2022, 08:58 Nga A.B
Vdes 63-vjeçari serb në Himarë, Policia: Mbërriti në
Ambulance

VLORË- Një qytetar nga Serbia ka humbur jetën në spitalin e Himarës. Policia informon se personi me inicialet S.B, 63-vjeç, mbërriti për ndihmë mjekësore në spitalin e Himarës, mirëpo më pas ndërroi jetë. Forcat blu dyshojnë se shkak mund të jetë bërë një arrest kardiak. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Himarë – Sot, rreth orës 08:00, në spitalin e Himarës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi serb S. B., 63 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vdes serbi ne himare himare

Sondazh

Poll